Sulmohet autobusi i KB Bashkimit në Pejë (FOTO)

Superliga 08 Shkurt 2020 23:44

Klubi i basketbollit Bashkimi asesi të shpëtoj nga sulmet në drejtim të tyre.

Pasi u sulmua autobusi i skuadrës në Mitrovicë para disa xhirove, e njëjta nga ndodhur edhe në Pejë.

Klubi është ankuar se autobusi që e bart ekipin prizrenas është sulmuar me gurë në Pejë pas ndeshjes me Verdhezinjtë, të cilët e fituan pejanët e kësaj xhiroje me rezultat 101:80.

Mirëpo, rezultati doli në plan të dytë pas sulmit fizik ndaj autobusit, ani pse ai ishte nën përcjellje të Policisë.

Për këtë ka reaguar edhe klubi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

-->