Setien: Ja pse e grumbullova Manajn në skuadrën e parë

Futboll 14 Shkurt 2020 15:26

Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Getafes nesër.

Dhe më në fund, e shohim se në listë është i përfshirë edhe shqiptari Rey Manaj nga Barcelona B.

Manaj u transferua në janar nga Albacete për ekipin e Barcelonës B, ndërsa pas mungesave të sulmuesve Rey Manaj është i ftuar për këtë ndeshje.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë arsyet e kësaj ftese të Manajt në skuadrën e parë, duke e vlerësuar sulmuesin 22 vjeçar me prejardhje nga Lushnja.

“Rey Manaj nuk ka qenë këtu për një kohë të gjatë, por karakteristikat mund të na ndihmojnë. Ne e kemi bindjen se Manaj do të na ndihmojë. Po e them prapë, ka që një kohë të shkurtër këtu, por duhet të përshtatet, por predispozicioni i tij është shumë i mirë”.

-->