Serena Williams nuk heq dorë nga synimi i saj

Tenis 07 Shkurt 2020 20:39

Serena Williams ende nuk po arrin të thyejë “tabunë” dhe të fitojë grand slamin e 24-t në karrierën e saj. Në Australian Open ajo u eliminua herët nga kinezja Qiang Wang, një rezultat që befasoi të gjithë.

“Gjatë gjithë ndeshjes kam menduat se kam fituar ndeshjen dhe nuk e imagjinoja kurrë se do të humbisja”, tha tenistja amerikane.

“Kam punuar gjithnjë fort për të fituar grand slamin e parë si nënë. E ndjej dhe gjithnjë besoj se do t’ia dal mbanë ta fitoj një turne të tillë, në të kundërt do të isha tërhequr me kohë. Tani kam nevojë të luaj sërish dhe të reagoj pas asaj humbje, për të qenë gati për turnetë e tjerë”, u shpreh Serena Williams.

-->