Reali zbulon planin e ri për të transferuar Mbappen

Futboll 14 Shkurt 2020 16:32

Real Madridi nuk ka ndërmend të dorëzohet për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappe. Spanjollët e duan me patjetër kampionin e botës dhe ky i fundit u ka lëshuar sinjale dashurie. Drejtuesit parisienë nuk duan të humbasin në asnjë mënyrë lojtarin dhe kanë përgatitur kundërplan.

Ata janë gati t’i ofrojnë 51 milionë euro në vit lojtarit të tyre, por Reali sërish nuk ka ndërmend të heqë dorë. Ata duan të ofrojnë kartonin e Vinicius Junior dhe para për kampionin e botës.

Trajneri Zidane është përfshirë në këtë operacion duke u munduar të gjejë rrugën e duhur për Mbappen. Ka shumë pikëpyetje në lidhje me një mundësi të tillë, por mbetet të pritet afati kalimtar i verës.

-->