Lajm i shkëlqyer për Real Madridin (VIDEO)

Futboll 14 Shkurt 2020 15:49

Marco Asensio ka nisur të stërvitet me topin. Pas dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të sezonit sulmuesi spanjoll është duke u rikuperuar plotësisht dhe sot ka nisur punën me topin.

Asensio nuk është bashkuar ende me pjesën tjetër të grupit, por ka vijuar në mënyrë individuale për të qenë gati për Real Madrid.

Një lajm i mirë për trajnerin Zidane që brenda pak kohësh do të ketë gati një nga lojtarët kryesor të formacionit të tij.

-->