Ja çfarë bëri Conte pas pushimit të pjesës së parë kundër Milanit

Futboll 10 Shkurt 2020 08:34

Interi ka shënuar fitore me përmbysje të jashtëzakonshme në derbin kundër rivalit të madh Milanit, për ta marrë kreun e Serie A.

Ekipi i Antonio Contes u kthye duke shënuar 4 gola në pjesë të dytë, për të fituar me rezultatin 4:2, transmeton Insporti.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë 0:2 të Milanit, pas golave të Ante Rebic e Zlatan Ibrahimovic.

Interi u kundërpërgjigj shpejt në pjesën e dytë, me dy gola në minutat 51′ dhe 53′, nga Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, për 2:2.

Përmbysjen e kompletoi qendërmbrojtësi Stefan De Vrij, që për epërsinë 3:2 në minutën e 70-të realizoi gol të bukur me kokë.

Fitoren krejt në fund e ‘vulosi’ Romelu Lukaku, që realizoi për 4:2 në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, ka folur trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u duk tepër i lumtur pas suksesit në derbin ndaj Milanit, në “San Siro”.

 “Ishte mbrëmje e veçantë! Në pjesën e parë hasëm vështirësi të mëdha, si kurrë këtë sezon. Ishte rreziku që të turpëroheshim, por rikthyem ekuilibrin dhe u treguam të aftë. Merita i shkon djemve që reaguan. Jam i kënaqur jo vetëm për rezultatin, por sepse po rritemi edhe më shumë, duke i rezistuar goditjeve të forta si ajo e sotmja”, deklaroi Conte.

 “A fola në dhomat e zhveshjes pas 45′ të para? Nuk ishte nevoja, djemtë e dinin se duhet të merrnin përgjegjësitë. Ti shënosh katër gola Milani nuk i ndodh të gjithëve, e dimë se gabuam në pjesën e parë, modikuam diçka dhe ndryshuam. Në pjesën e dytë përdorëm kokën shoqëruar nga zemra”, shtoi ai.

-->