Grosha: Feronikeli synon të befasojë në Kupë

Superliga 11 Shkurt 2020 12:00

Tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Kupës së Kosovës dhe secila synon të triumfojë në fund. Në Final 8 nuk ka skuadra të dobëta dhe secila kërkonë suksese në garën e Kupës.

Nga 11 deri më 15 shkurt priten ndeshje shumë interesante në Rahovec. Duelet pritet të jenë të barabarta për shkak se skuadrat janë afërisht të barabarta me cilësi.

Një nga duelet çerekfinale është edhe ajo ndërmjet Bashkimit dhe Feronikelit.

Qendra e Niklit, Ergin Grosha ka folur për synimet e skuadrës nga Drenasi.

“Duke marrë parasysh që është pjesëmarrja e parë e klubit në Final 8, jemi shumë të motivuar për Kupë. Deri më tani kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe pse mos të jemi befasia e Kupës”, është shprehur Grosha për faqen zyrtare të FBK-së.

Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 mbahet në Rahovec dhe pritet të jetë spektakolar.

Ndeshjet po priten me padurim, derisa tifozët pritet të krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme në tribuna.

-->