Gjashtë gola dhe spektakël – derbi i Madoninës me përmbysje të jashtëzakonshme

Futboll 09 Shkurt 2020 22:49

Interi ka shënuar fitore me përmbysje të jashtëzakonshme në derbin kundër rivalit të madh Milanit, për ta marrë kreun e Serie A.

Ekipi i Antonio Contes u kthye duke shënuar 4 gola në pjesë të dytë, për të fituar me rezultatin 4:2, transmeton Insporti

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me epërsinë 0:2 të Milanit, pas golave të Ante Rebic e Zlatan Ibrahimovic:

Interi u kundërpërgjigj shpejt në pjesën e dytë, me dy gola në minutat 51′ dhe 53′, nga Marcelo Brozovic dhe Matias Vecino, për 2:2.

Përmbysjen e kompletoi qendërmbrojtësi Stefan De Vrij, që për epërsinë 3:2 në minutën e 70-të realizoi gol të bukur me kokë.

Fitoren krejt në fund e ‘vulosi’ Romelu Lukaku, që realizoi për 4:2 në minutat shtesë.

Interi me këtë fitore ka marrë kreun e Serisë A, pas humbjes të cilën e pësoi Juventusi te Hellas Verona në udhëtim.

Interi e Juventusi tani pas 23 xhirove kanë nga 54 pikë, kurse Lazio ndodhet në pozitën e tretë, me vetëm një pikë më pak. /Insporti.com/

https://www.youtube.com/watch?v=yI2ht46pu50

-->