Drita me njoftim të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Gjilanit

Futboll 14 Shkurt 2020 16:09

Kanë mbetur edhe dy ditë para derbit më të madh kosovar në futboll në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Derbi i Anamoravës pritet të zhvillohet këtë të diele në ora 13:00, në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Në këtë takim pritet që të jenë mbi 6 mijë shikues.

E skuadra e Dritës së fundi ka njoftuar për gjërat që nuk do të lejohen të futen brenda në stadium.

“I njoftojmë të gjithë shikuesit që do të jenë prezent të dielen në ndeshje që do të ketë kontrolla të rrepta sigurie andaj ju njoftojmë për gjërat të cilat janë të ndaluara të futen në stadium!

Gjithashtu ju bëjmë me dije që do të ketë pika të shitjes për shikuesit brenda stadiumit”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar pak minuta më parë nga KF Drita.

-->