Celtics fitojnë trilerin ndaj LA Clippers pas dy vazhdimeve (VIDEO)

Basketboll 14 Shkurt 2020 09:53

Vetëm dy takime janë zhvilluar mëngjesin e së premtes në ligën më të fort të basketbollit në NBA.

Një ndeshje tejet interesante u luajt mes Boston Celtics dhe Los Angeles Clippers në TD Garden të Bostonit.

Vetëm pas dy vazhdimeve, Celtics arritën të triumfonin 141:133.

Jayson Tatum pati paraqitje të shkëlqyer me 39 pikë, nëntë kërcime, një asistim, një bllokadë dhe një top të vjedhur.

Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Marcus Smart me 31 pikë si dhe Gordon Hayward që shtoi 21 të tjera e kontribuoi me 12 kërcime

Lou Williams ishte më efikasi te Clippers me 35 pikë e tetë asistime, ndërsa Kawhi Leonard shtoi 28 të tjera, por pa mjaftuar për fitoren e skuadrës nga Kalifornia.

Në ballafaqimin tjetër, Oklahoma City Thunder fitoi 123:118 New Orelans Pelicans.

-->